Sinkronizimi me Microsoft® Exchange ActiveSync®
Duke përdorur një llogari të Microsoft Exchange ActiveSync, mund të qaseni në
mesazhet e postës elektronike, takimet e kalendarit dhe kontaktet e korporatës tuaj
drejtpërdrejt nga pajisja juaj. Pas konfigurimit, mund të gjeni informacionin tuaj në
aplikacionet Posta elektronike, Kalendari dhe Kontaktet.
Për të konfiguruar postën elektronike, kalendarin dhe kontaktet e korporatës për
sinkronizimin
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Shto llogarinë > Exchange ActiveSync.
3
Futni adresën e postës elektronike dhe fjalëkalimin e korporatës.
4
Trokitni lehtë mbi Tjetër. Pajisja juaj fillon të përnxjerrë informacionin e llogarisë.
Nëse ndodh një mosfunksionim, kontaktoni me administratorin e rrjetit të
korporatës për më shumë informacion dhe pastaj futni me dorë detajet e
domenit dhe të serverit për llogarinë tuaj.
5
Trokitni lehtë mbi OK për të lejuar serverin e korporatës që të kontrollojë
pajisjen tuaj.
6
Përzgjidhni të dhënat që dëshironi të sinkronizoni me pajisjen tuaj, siç janë
kontaktet dhe zërat e kalendarit.
7
Nëse dëshironi, aktivizoni administratorin e pajisjes për të lejuar serverin e
korporatës të kontrollojë tipare të caktuara të sigurisë në pajisjen tuaj. Për
shembull, mund ta lejoni serverin e korporatës të cilësojë rregulla për
fjalëkalimin dhe të cilësojë enkriptimin e hapësirës ruajtëse.
8
Kur konfigurimi të ketë mbaruar, futni një emër për llogarinë e korporatës.
Për të modifikuar konfigurimin e postës elektronike, kalendarit dhe kontakteve të
korporatës
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Takoni Posta elektronike, pastaj takoni .
3
Takoni Cilësimet dhe zgjidhni një llogari të korporatës.
4
Ndryshoni cilësimet e dëshiruara.
Për të cilësuar një interval sinkronizimi për një llogari korporate
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Takoni Posta elektronike, pastaj takoni .
3
Takoni Cilësimet dhe zgjidhni një llogari të korporatës.
4
Takoni Kontrollo shpeshtësinë dhe përzgjidhni një opsion për intervalin.
Për të hequr një llogari të korporatës
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Takoni Cilësimet > Exchange ActiveSync, pastaj përzgjidhni llogarinë e
korporatës.
3
Takoni , pastaj takoni Hiqe llogarinë.
4
Takoni Hiqe llogarinë përsëri për të konfirmuar.