Rreth sinkronizimit të të dhënave në pajisjen tuaj
Me pajisjen tuaj mund të sinkronizoni kontaktet, postën elektronike, ngjarjet e
kalendarit dhe informacione të tjera me llogaritë shumëfishe të postës elektronike,
shërbimet e sinkronizimit dhe llogaritë e llojeve të tjera, në varësi të aplikacioneve të
instaluara në pajisje. Sinkronizimi i pajisjes me burimet e tjera të informacionit është
një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për t'u informuar. Mund t'i sinkronizoni
automatikisht të dhënat me anë të aktivizimit të funksionit të sinkronizimit automatik.
Për të aktivizuar funksionin e sinkronizimit automatik
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Sinkronizimi automatik në të djathtë.