Sony Xperia SP - Dëgjimi i radios

background image

Dëgjimi i radios

Radioja FM në pajisjen tuaj funksionon si çdo radio FM. Për shembull, mund të

shfletoni dhe të dëgjoni stacionet e radios FM si dhe t'i ruani ato si të preferuara. Para

se të përdorni radion, duhet të lidhni në pajisje kufje me mikrofon ose kufje të thjeshta.

Kufjet e thjeshta ose kufjet me mikrofon janë të nevojshme sepse funksionojnë si

antenë. Pas lidhjes së njërës prej këtyre pajisjeve, nëse dëshironi, mund ta kaloni

tingullin e radios tek altoparlanti.

1

Lista e të preferuarave

2

Butoni i ndizjes/fikjes së radios

3

Shihni opsionet e menysë

4

Frekuenca e akorduar

5

Ruani ose hiqni një kanal si të preferuar

6

Shkalla e akordimit

7

Zhvendosni majtas brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal

8

Zhvendosni djathtas brezin e frekuencës për të kërkuar një kanal

9

Një kanal i preferuar i ruajtur

Për të dëgjuar radion FM

1

Lidhni në pajisje një kufje me mikrofon ose një palë kufje të thjeshta.

2

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Radioja FM . Kanalet e disponueshme shfaqen

ndërsa lëvizni nëpër brezin e frekuencës.

Kur ndizni radion FM, shfaqen automatikisht kanalet e disponueshme. Nëse një kanal ka

informacion për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.

Për të kaluar mes kanaleve të radios

Tërhiqni bandën e frekuencës majtas ose djathtas.

Për të nisur një kërkim të ri për kanalet e radios

1

Kur radioja është e hapur, shtypni .

2

Takoni Kërkimi i kanaleve. Radioja kërkon të gjithë brezin e frekuencës dhe

shfaqen të gjitha kanalet e përdorshëm.

66

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të kaluar tingullin e radios në altoparlantin

1

Kur radioja është e hapur, shtypni .

2

Takoni Riprodho tek altoparla..

Për ta kaluar përsëri tingullin në kufjen me mikrofon ose kufjen e thjeshtë të lidhur, shtypni

dhe trokitni lehtë mbi Riprodho në kufjet e kok..

Për të identifikuar një këngë në radion FM duke përdorur TrackID™

1

Ndërsa kënga është duke u riprodhuar në radion FM të pajisjes tuaj, shtypni ,

pastaj përzgjidhni TrackID™.

2

Një tregues i përparimit shfaqet ndërsa aplikcioni TrackID™ analizon këngën.

Nëse është e suksesshme, ju paraqitet një rezultat i pjesës muzikore ose një

listë e pjesëve muzikore të mundshme.

3

Shtypni për t'u kthyer tek Radio FM.

Aplikacioni TrackID™ dhe shërbimi TrackID™ nuk mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet ose

nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat.