Paneli i paraafishimit të postës elektronike
Një panel i paraafishimit është i disponueshëm për shikimin dhe leximin e mesazheve
tuaja të postës elektronike në orientimin si peizazh. Pasi ta aktivizoni, mund ta
përdorni për të parë njëkohësisht listën e mesazheve të postës elektronike dhe një
nga mesazhet e përzgjedhura të postës elektronike.
Për të aktivizuar panelin e paraafishimit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokisni Posta
elektronike
.
2
Takoni , pastaj trokitni Cilësimet.
3
Takoni Të përgjithshme > Paneli i paraafishimit.
4
Përzgjidhni një opsion ose një kombinim të opsioneve, pastaj trokitni OK.
Për të lexuar mesazhet e postës elektronike duke përdorur panelin e paraafishimit
1
Sigurohuni se paneli i parafishimit është aktivizuar.
2
Hapni kutinë në hyrje të postës tuaj elektronike.
3
Lëvizni lart ose poshtë dhe trokitni lehtë mbi mesazhin e postës elektronike që
dëshironi të lexoni.
4
Për të parë mesazhin e postës elektronike në formatin e ekranit të plotë, trokitni
lehtë mbi shiritin e ndarjes (që ndodhet midis listës së postës elektronike dhe
tekstit kryesor të saj).
5
Për t'u kthyer në pamjen e zakonshme të kutisë në hyrje, trokitni lehtë përsëri
mbi shiritin e ndarjes.