Dërgimi dhe marrja e mesazheve të postës elektronike
54
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Shihni një listë të të gjitha llogarive të postës elektronike dhe dosjeve të fundit
2
Shkruani një mesazh të ri të postës elektronike
3
Kërkoni për mesazhe të postës elektronike
4
Përdorni cilësimet dhe opsionet
5
Lista e mesazheve të postës elektronike
Për të shkarkuar mesazhet e reja të postës elektronike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Posta elektronike.
3
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni lehtë mbi
dhe përzgjidhni Kutia në hyrje të llogarisë që dëshironi të kontrolloni.
4
Për të shkarkuar mesazhet e reja, trokitni lehtë mbi .
Kur kutia në hyrje është e hapur, rrëshqisni shpejt poshtë në ekran për të rifreskuar listën e
mesazheve.
Për të lexuar mesazhet tuaja të postës elektronike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Posta elektronike.
3
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni dhe
përzgjidhni llogarinë që dëshironi të kontrolloni, pastaj trokitni Kutia në hyrje në
menynë që shfaqet poshtë. Nëse dëshironi të kontrolloni njëherësh të gjitha
llogaritë tuaja të postës elektronike, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni Kutia në
hyrje kombinuar
në menynë që shfaqet poshtë.
4
Në kutinë në hyrje të postës elektronike, lëvizni lart ose poshtë dhe trokitni lehtë
mbi mesazhin e postës elektronike që dëshironi të lexoni.
Për të krijuar dhe dërguar një mesazh të postës elektronike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokisni Posta
elektronike
.
2
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni dhe
përzgjidhni llogarinë nga e cila dëshironi të dërgoni postë elektronike, pastaj
trokitni Kutia në hyrje në menynë që shfaqet poshtë.
3
Trokitni , pastaj trokitni lehtë mbi emrin ose adresën e postës elektronike të
marrësit ose trokitni dhe përzgjidhni një ose më shumë marrës nga lista juaj
e kontakteve.
4
Futni temën dhe tekstin e mesazhit të postës elektronike, pastaj trokitni lehtë
mbi .
Për t'iu përgjigjur një mesazhi të postës elektronike
1
Në kutinë në hyrje të postës tuaj elektronike, gjeni dhe trokitni lehtë mbi
mesazhin të cilit dëshironi t'i përgjigjeni dhe pastaj trokitni lehtë mbi Përgjigju
ose Përgjigju të gjithëve.
2
Futni përgjigjen tuaj, pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të përcjellë një mesazh të postës elektronike
1
Në kutinë tuaj në hyrje të postës elektronike, gjeni dhe trokitni lehtë mbi
mesazhin që dëshironi të përcillni dhe pastaj trokitni lehtë mbi Përcill.
2
Futni me dorë adresën e postës elektronike të marrësit ose trokitni lehtë mbi
dhe përzgjidhni një marrës nga lista juaj e kontakteve.
3
Futni tekstin e mesazhit tuaj dhe më pas trokitni lehtë mbi .
Për të parë bashkëngjitjen e një mesazhi të postës elektronike
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi mesazhin e postës elektronike që përmban
bashkëngjitjen që dëshironi të shihni. Mesazhet e postës elektronike me
bashkëngjitje tregohen nga .
2
Pasi mesazhi i postës elektronike hapet, trokitni Ngarko, bashkëngjitja fillon të
shkarkohet.
3
Pasi bashkëngjitja përfundon së shkarkuari, trokitni Shih.
55
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për t'a ruajtur te kontaktet tuaja adresën e postës elektronike të një dërguesi
1
Gjeni dhe takoni një mesazh të dëshiruar në kutinë tuaj të postës elektronike.
2
Takoni emrin e dërguesit, pastaj takoni OK.
3
Përzgjidhni një kontakt ekzistues ose trokitni lehtë mbi Krijo një kontakt të ri.
4
Redaktoni informacionin e kontaktit, nëse dëshirohet, pastaj takoni U krye.