Tastiera telefonike virtuale
Tastiera telefonike virtuale është e ngjashme me një tastierë standarde telefoni me 12
taste. Ajo ju jep opsionet e futjes së parashikuar dhe të futjes me shumë prekje të
tekstit. Mund të aktivizoni metodën e futjes së tekstit me tastierën telefonike virtuale
nëpërmjet cilësimeve të tastierës. Tastiera telefonike virtuale disponohet vetëm në
orientimin si portret.
1 Zgjidhni një opsion për futjen e tekstit. Mund të trokitni lehtë një herë mbi çdo karakter dhe të përdorni
sugjerimet e fjalëve, ose të vazhdoni të trokitni lehtë mbi tastin deri sa të përzgjidhet karakteri i
dëshiruar.
2 Fshini një karakter para kursorit.
3 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.
4 Futni një hapësirë.
5 Shfaqni simbolet dhe buzëqeshjet.
6 Shfaqni numrat.
7 Ndryshoni madhësinë e karaktereve dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha.
27
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hapur për herë të parë tastierën telefonike virtuale
1
Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet e tastierës.
3
Trokitni lehtë mbi Paraqitja e tastierës > Struktura e tastierës.
4
Përzgjidhni tastierën telefonike virtuale.
Për të futur tekst duke përdorur tastierën telefonike virtuale
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi çdo tast
karakteri vetëm një herë, edhe nëse shkronja që dëshironi nuk është shkronja e
parë në tast. Trokitni lehtë mbi fjalën që shfaqet ose trokitni lehtë mbi
për të
parë sugjerime të tjera për fjalën dhe për të përzgjedhur një fjalë nga lista.
•
Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi tastin në ekran
për karakterin që dëshironi të futni. Vazhdoni ta trokitni këtë buton derisa të
përzgjidhet karakteri i dëshiruar. Pastaj bëni të njëjtën gjë për karakterin tjetër
që dëshironi të futni e kështu me radhë.
Për të futur numrat duke përdorur tastierën telefonike virtuale
•
Kur shfaqet tastiera telefonike virtuale, trokitni lehtë mbi . Shfaqet një tastierë
telefonike virtuale me numra.
Për të futur simbole dhe buzëqeshje duke përdorur tastierën telefonike virtuale
1
Kur shfaqet tastiera telefonike virtuale, trokitni lehtë mbi
. Shfaqet një tabelë
me simbole dhe buzëqeshje.
2
Lëvizni lart ose poshtë për të parë opsione të tjera. Trokitni lehtë mbi një simbol
ose buzëqeshje, për ta përzgjedhur.