Sony Xperia SP - Kujtesa

background image

Kujtesa

Mund ta ruani përmbajtjen në hapësirën ruajtëse të brendshme të pajisjes dhe në një

kartë të kujtesës.

Për të parë statusin e kujtesës suaj

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokisni mbi Cilësimet > Arkivi për të parë statusin e kujtesës suaj.

Karta e kujtesës

Pajisja juaj lejon përdorimin e një karte të kujtesës microSD™, e cila përdoret për

ruajtjen e përmbajtjes. Kjo lloj karte mund të përdoret edhe si një kartë e kujtesës së

lëvizshme me pajisjet e tjera të përputhshme.

Mund të duhet të blini veçmas një kartë të kujtesës.

Formatimi i kartës së kujtesës

Mund të formatoni kartën e kujtesës në pajisjen tuaj, për shembull për të hapur vend

në kujtesë. Kjo do të thotë se fshini të gjitha të dhënat në kartë.

E gjitha përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se bëtë

arkivimin e çdo gjëje që dëshironi të ruani, përpara formatimit të kartës së kujtesës. Për të

arkivuar përmbajtjen tuaj, mund t'a kopjoni atë në kompjuterin tuaj. Për më shumë

informacion, referojuni kapitullit

Lidhja e pajisjes tuaj me një kompjuter

në faqen 98.

Për të formatuar kartën e kujtesës

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni Arkivi > Fshi kartën SD.

3

Për të konfirmuar, takoni Fshi kartën SD > Fshij gjithçka

Pastrimi i kujtesës së aplikacionit

Mund t'ju duhet ndonjëherë të pastroni kujtesën për një aplikacion. Kjo mund të

ndodhë nëse, për shembull, kujtesa e aplikacionit është mbushur plot, ose nëse

dëshironi të pastroni rezultatet për një lojë. Mund të dëshironi gjithashtu të fshini

postën elektronike në hyrje dhe mesazhet me tekst e multimedialë në disa

aplikacione.

Për të pastruar kujtesën për një aplikacion

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Aplikacionet.

3

Trokitni lehtë mbi aplikacionin, kujtesën e të cilit dëshironi të pastroni.

4

Trokitni lehtë mbi Pastro kashenë.

Pastrimi i kujtesës për disa aplikacione është i pamundur.

33

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.