Sony Xperia SP - Kontrolli i përdorimit të të dhënave

background image

Kontrolli i përdorimit të të dhënave

Mund të rregjistroni sasinë e të dhënave të transferuara në dhe nga pajisja juaj

nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare ose Wi-Fi® gjatë një periudhe të caktuar.

Për shembull, mund të shihni sasinë e të dhënave që përdoren nga aplikacione

individuale. Për të dhënat e transferuara nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare,

gjithashtu mund të cilësoni paralajmërime dhe kufizime të përdorimit të të dhënave për

t'iu shmanguar tarifave shtesë.

Rregullimi i cilësimeve të përdorimit mund t'ju ndihmojë që të ruani një kontroll më të madh

mbi përdorimin e të dhënave, por nuk mund të garantojë parandalimin e tarifave shtesë.

Për të ndezur ose fikur trafikun e të dhënave

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Takoni Përdorimi i të dhënave.

3

Zvarrisni rrëshqitësin pranë Trafiku i të dhënave cel. për të ndezur ose fikur

trafikun e të dhënave.

Kur trafiku i të dhënave fiket, pajisja juaj ende mund të vendosë lidhje Wi-Fi® dhe Bluetooth®.

Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave

1

Sigurohuni se trafiku i të dhënave është aktivizuar.

2

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Përdorimi i të dhënave.

4

Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, tërhiqni vijën e paralajmërimit në vlerën

e dëshiruar. Merrni një njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave i

afrohet nivelit që cilësuat.

35

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të cilësuar një kufi të përdorimit të të dhënave

1

Sigurohuni se trafiku i të dhënave është aktivizuar.

2

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Përdorimi i të dhënave.

4

Shënoni kutinë e shënimit Cilëso kufirin e të dhënave cel. nëse nuk është

shënuar, pastaj takoni OK.

5

Për të cilësuar kufirin e përdorimit të të dhënave, tërhiqni vijën korresponduese

në vlerën e dëshiruar.

Pasi përdorimi juaj i të dhënave arrin kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave në pajisjen tuaj do të

ndalohet automatikisht.

Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave të aplikacioneve individuale

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Përdorimi i të dhënave.

3

Gjeni dhe takoni aplikacionin e dëshiruar.

4

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Kufizo të dhënat në sfond.

5

Për të përdorur cilësimet më specifike për aplikacionin, (nëse janë të

disponueshme), takoni Shih cilësimet e aplikacioneve dhe bëni ndryshimet e

dëshiruara.

Rendimeni i aplikacioneve individuale mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë

lidhje me përdorimin e të dhënave.

Për të parë të dhënat e transferuara përme Wi-Fi®

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

3

Takoni , kutinë e shënimit Afisho përdorimin e Wi-Fi nëse nuk është e

shënuar.

4

Trokitni lehtë mbi kartelën Wi-Fi.