Gjendja dhe njoftimet
Shiriti i gjendjes në pjesën e sipërme të ekranit tuaj tregon se çfarë po ndodh në
pajisjen tuaj. Në të majtë, merrni njoftime kur ka ndonjë gjë të re ose që po zhvillohet.
Për shembull, njoftimet e mesazheve të reja dhe të kalendarit shfaqen këtu. Ana e
djathtë tregon fuqinë e sinjalit, gjendjen e baterisë dhe informacion tjetër.
23
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Shiriti i gjendjes ju lejon të rregulloni cilësimet thelbësore në pajisjen tuaj, për
shembull, Wi-Fi®, Bluetooth™, trafikun e të dhënave dhe zërin. Gjithashtu mund të
hapni menynë e cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet e tjera.
Një dritë e njoftimit gjithashtu ju jep informacionin e gjendjes së baterisë dhe disa
njoftime. Për shembull, një dritë blu që vezullon do të thotë se ka një mesazh të ri ose
një telefonatë të humbur. Drita e njoftimit mund të mos funksionojë kur niveli i baterisë
është i ulët.
Kontrolli i njoftimeve dhe veprimtarive të vazhdueshme
Mund të tërhiqni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimit dhe të merrni
më shumë informacion. Për shembull, mund ta përdorni panelin për të hapur një
mesazh të ri ose për të parë një ngjarje në kalendar. Gjithashtu mund të hapni edhe
disa aplikacione që ekzekutohen në sfond, të tillë si riprodhuesi muzikor.
Për të hapur panelin e njoftimeve
•
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
24
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të mbyllur panelin e njoftimeve
•
Tërhiqeni lart kartelën në pjesën e poshtme të panelit të njoftimit.
Për të vepruar pas një njoftimi
•
Trokitni lehtë mbi njoftimin.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi Pastro.
Cilësimi i pajisjes tuaj nga paneli i njoftimeve
Mund të hapni menynë e cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet
e shpejta të pajisjes. Për shembull, mund të aktivizoni rrjetin Wi-Fi
®
.
Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të rregulluar cilësimet e zërit nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të kontrolluar funksionin e Bluetooth
®
nga paneli i njoftimeve
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Trokitni lehtë mbi .
Për të kontrolluar funksionin Wi-Fi® nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të rregulluar nivelin e ndriçimit nga paneli i njoftimeve
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Trokitni lehtë mbi .
Përshtatja e cilësimeve të shpejta nga paneli i njoftimeve
Mund të përshtatni cilësimet e shpejta nga paneli i njoftimeve duke përzgjedhur
cilësimet e shpejta që dëshironi dhe duke risistemuar renditjen e tyre. Mund të
përzgjidhni deri në 10 cilësime të shpejta ose mund të mos përzgjidhni asnjë prej tyre.
25
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të përzgjedhur cilësimet e shpejta nga paneli i njoftimeve
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Ekrani > Cilësimet e shpejta.
3
Përzgjidhni cilësimet e shpejta që dëshironi.
Për të riorganizuar cilësimet e shpejta nga paneli i njoftimeve
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Ekrani > Cilësimet e shpejta.
3
Prekni dhe mbani përbri një cilësimi të shpejtë dhe më pas zhvendoseni atë
në pozicionin e dëshiruar.