Ekrani i kyçjes
Ekrani i kyçjes është ekrani që shihni kur pajisja është e kyçur por ekrani është aktiv.
Ekrani i kyçjes mund të ketë deri në pesë panele dhe mund të shtoni një widget në
çdo panel. Më pas mund të qaseni në këto widget-e nga ekrani i kyçjes. Për shembull,
mund të shtoni widget-in Kalendari dhe një widget të postës elektronike, që të mund të
arrini të qaseni më shpejt në këto aplikacione.
Widget-i Ora vendoset sipas paracaktimit në panelin e mesit të ekranit të kyçjes.
Për të shtuar një widget në ekranin e kyçjes
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .
2
Rrëshqisni shpejt në brendësi nga zona e sipërme majtas e ekranit derisa të
shfaqet , më pas trokitni lehtë mbi të.
3
Nëse kërkohet, futni kodin tuaj PIN, modelin ose fjalëkalimin për të shkyçur
ekranin.
4
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi widget-in që dëshironi të shtoni.
5
Ndiqni udhëzimet në ekran, nëse është e nevojshme, për të përfunduar shtimin
e widget-it.
Për të hequr një widget nga ekrani i kyçjes
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .
2
Prekni dhe mbani widget-in që dëshironi të hiqni dhe pastaj zvarriteni për te .
Për të zhvendosur një widget në ekranin e kyçjes
1
Për të aktivizuar ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .
2
Prekeni dhe mbajeni widget-in që dëshironi të zhvendosni dhe pastaj zvarriteni
në vendndodhjen e re.