Përditësimi i pajisjes tuaj
Përditësoni pajisjen tuaj në versionin më të ri të softuerit për një funksionim optimal
dhe për përmirësimet më të fundit. Mund të përdorni aplikacionin Update Center në
pajisjen tuaj për të ekzekutuar një përditësim pa tel ose mund të përdorni aplikacionin
PC Companion në një kompjuter për të ekzekutuar një përditësim me anë të një
lidhjeje me kabllon USB.
Nëse përditësoni pa tel, mund të përdorni lidhjen me një rrjet celular ose me një rrjet
Wi-Fi
®
. Sigurohuni që t'u bëni kopje rezervë dhe t'i ruani të gjitha të dhënat e arkivuara
në pajisje para ekzekutimit të një përditësimi.
Versionet e reja të softuerit mund të mos përputhen me të gjitha pajisjet. Kur ekzekutoni një
përditësim me aplikacionin Update center, vendoset një lidhje të dhënash dhe mund të keni
faturime përkatëse. Gjithashtu, disponueshmëria e përditësimeve në një rrjet celular varet nga
operatori juaj. Për më tepër informacion, kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj.
Përditësimi i pajisjes tuaj me valë
Përdorni aplikacionin e qendrës së përditësimit për të përditësuar pajisjen tuaj me
valë. Mund të shkarkoni përditësimet e programit kompjuterik me dorë ose mund të
lejoni shërbimin e përditësimit që të përditësojë pajisjen tuaj automatikisht kurdoherë
që shkarkimet bëhen të disponueshëm. Kur aktivizohet tipari i përditësimit automatik,
shfaqet një njoftim në shiritin e gjendjes sa herë që një përditësim bëhet i
disponueshëm.
Për të shkarkuar me dorë përditësimet e programit kompjuterik nga qendra e
përditësimit
1
Nga ekrani juaj bazë, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Update Center.
3
Përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të aplikacionit ose sistemit dhe takoni ,
ose takoni për të shkarkuar të gjitha përditësimet e aplikacionit.
Përditësimet e aplikacionit fillojnë automatikisht pas shkarkimit. Me përditësimet e sistemit,
instaloni përditësimin me dorë pas shkarkimit. Pajisja juaj më pas do të rifillojë automatikisht
pasi instalimi të përfundojë. Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur shkarkoni
përditësime nëpërmjet rrjeteve celulare.
Për të aktivizuar përditësimet të programit kompjuterik duke përdorur aplikimin
Qendra e përditësimeve
1
Nga ekrani juaj bazë, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Update Center.
3
Shtypni , pastaj takoni Cilësimet.
4
Shënoni kutinë e zgjedhjes Lejo përditësimet automatike, pastaj takoni Pranoj.
Përditësimet tani shkarkohen automatikisht sapo të jenë të disponueshme.
Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur shkarkoni përditësime nëpërmjet
rrjeteve celulare.
Për të instaluar përditësimet e sistemit
1
Nga ekrani juaj bazë, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Update Center.
3
Përzgjidhni një përditësim të sistemit që dëshironi të instaloni, pastaj takoni .
Përditësimi i pajisjes tuaj duke përdorur një lidhje me kabllo USB
Disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin pa tel. Për t'ju informuar
për këto përditësime, në shiritin e gjendjes shfaqen njoftime. Për të shkarkuar dhe për
të ekzekutuar përditësimet, keni nevojë për një kabllo USB dhe një kompjuter që
ekzekuton aplikacionin PC Companion. Mund ta instaloni PC Companion në
113
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
kompjuter duke përdorur skedarët e instalimit të ruajtur në pajisjen tuaj ose mund ta
shkarkoni aplikacionin drejt e nga
faqja e softuerit PC Companion
.
Për të filluar shkarkimin e PC Companion duke përdorur pajisjen tuaj
1
Lidheni pajisjen tuaj me një kompjuter duke përdorur një kabllo USB.
2
Kur t'ju kërkohet, ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj për të filluar instalimin e PC
Companion në kompjuter.
Për të shkarkuar përditësimet e programit kompjuterik duke përdorur një lidhje me
kabllo USB
1
Instaloni aplikacionin PC Companion në kompjuterik që jeni duke përdorur,
nëse nuk është instaluar tashmë.
2
Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.
3
Kompjuter
: Hapni aplikacionin PC Companion. Pas disa momentesh, PC
Companion zbulon pajisjen tuaj dhe kërkon për program të ri kompjuterik për të.
4
Pajisje
: Kur të afishohen njoftimet në shiritin e gjendjes, ndiqni udhëzimet në
ekran dhe kryeni përditësimet përkatëse të programit kompjuterik.
Për të përditësuar pajisjen tuaj duke përdorur një kompjuter Apple
®
Mac
®
1
Instaloni aplikacionin Sony™ Bridge for Mac në kompjuterin Apple
®
Mac
®
që
përdorni, nëse nuk është tashmë i instaluar.
2
Me anën e një kablloje USB, lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin Apple
®
Mac
®
.
3
Kompjuteri
: Hapni aplikacionin Sony™ Bridge for Mac. Pas disa momenteve,
aplikacioni Sony™ Bridge for Mac zbulon pajisjen tuaj dhe kërkon softuerin e ri
për të.
4
Kompjuteri
: Nëse zbulohet një përditësim i ri i softuerit, shfaqet një dritare pop-
up. Ndiqni udhëzimet në ekran për të ekzekutuar përditësimet përkatëse të
softuerit.
Aplikacioni Sony™ Bridge for Mac mund të shkarkohet nga
Faqja e softuerit Bridge for Mac
.