Sony Xperia SP - Kyçja dhe mbrojtja e pajisjes tuaj

background image

Kyçja dhe mbrojtja e pajisjes tuaj

Numri IMEI

Çdo pajisje ka një numër unik IMEI (Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet

të ruani një kopje të këtij numri. Nëse pajisja juaj vidhet, siguruesi i rrjetit tuaj mund të

përdorë numrin tuaj IMEI për të ndaluar që pajisja të përdorë rrjetin në vendin tuaj.

Për të parë numrin tuaj IMEI

Hiqni mbulesën për të parë numrin tuaj IMEI.

Futni në butonat telefonit të pajisjes tuaj

*#06#*

.

Për të parë numrin tuaj IMEI në pajisje

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja.

3

Lëvizni tek IMEI për të shfaqur numrin IMEI.

Mbrojtja e kartës SIM

Mund të kyçni dhe shkyçni secilën kartë SIM që përdorni në pajisjen tuaj me një PIN

(Numër të Identifikimit Personal). Kur një kartë SIM është e kyçur, abonimi i lidhur me

kartën është i mbrojtur.
Nëse e futni PIN gabim më tepër herë sesa numri maksimal i përpjekjeve të lejuara,

karta juaj SIM do të bllokohet. Pastaj duhet të futni PUK tuaj (Kodi Personal i

Zhbllokimit) dhe një PIN të ri. Kodet PIN dhe PUK do t’jua japë operatori i rrjetit.

Për të kyçur një kartë SIM

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Siguria > Konfiguro kyç. e kartës SIM > Blloko

kartën SIM

.

3

Futni PIN-in e kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi OK.

116

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar PIN-in e kartës SIM

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi . .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Siguria > Konfiguro kyç. e kartës SIM.

3

Takoni Ndrysho PIN-in e SIM-it.

4

Futni PIN-in e vjetër të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi OK.

5

Futni kodin PIN të ri të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi OK.

6

Shtypni përsëri PIN e kartës SIM të re dhe takoni OK.

Për të ndryshuar kodin PIN2 të kartës SIM

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Cilësimet e telefonatës

3

Takoni Numrat e telefonimit fiks > Ndrysho PIN2.

4

Futni kodin PIN2 të vjetër të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi OK.

5

Futni PIN2 të ri të kartës SIM dhe takoni OK.

6

Konfirmoni PIN2 të ri dhe takoni OK.

Për të shkyçur një kartë SIM të kyçur

1

Futni kodin PUK dhe trokitni lehtë mbi .

2

Futni një kod të ri PIN dhe trokitni lehtë mbi .

3

Rifuteni kodin e ri PIN dhe trokitni lehtë mbi .

Nëse futni shumë herë një kod të pasaktë PUK, karta SIM kyçet. Në këtë rast, kontaktoni me

ofruesin e shërbimit për të marrë një kartë SIM të re.

Cilësimi i një kyçje të ekranit

Ka disa mënyra për të kyçur ekranin në pajisjen tuaj. Për shembull, mund të përdorni

tiparin Shkyçja përmes Fytyrës, që përdor një foto të fytyrës tuaj për të shkyçur

ekranin. Gjithashtu mund të cilësoni një metodë të shkyçjes së ekranit, një kyç me PIN

me bazë numrash ose një fjalëkalim me bazë shkronjash.
Eshtë shumë e rëndësishme që të mbani mend mënyrën e shkyçjes së ekranit, PIN

ose fjalëkalimin tuaj. Nëse e harroni këtë informacion, mund të mos jetë e mundshme

që të riktheni të dhëna të rëndësishme, të tilla si kontaktet dhe mesazhet. Referojuni

tek Ndihma për klientin e Sony për më shumë informacion.

Për të cilësuar një kyçje të ekranit

1

Nga Ekrani fillestar, takoni > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

2

Përzgjidhni një opsion.

Për të konfiguruar tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit

2

Trokitni lehtë mbi Shkyçja nëpërmjet fytyrës, pastaj ndiqni udhëzimet në

pajisjen tuaj për të fotografuar fytyrën tuaj.

3

Pasi fytyra juaj të jetë fotografuar me sukses, trokitni lehtë mbi Vazhdo.

4

Përzgjidhni një metodë rezervë për kyçjen dhe ndiqni udhëzimet në pajisje për

të përfunduar konfigurimin.

Tipari i shkyçjes nëpërmjet fytyrës është më pak i sigurt se sa një model i kyçjes së ekranit,

PIN ose fjalëkalim. Dikush që ka një pamje të ngjashme me ju mund ta shkyçë pajisjen tuaj.

Për rezultatet më të mira, fotografoni fytyrën tuaj në një mjedis të brendshëm që është i

ndriçuar mirë, por jo shumë i shndritshëm dhe mbajeni pajisjen në nivelin e syve.

Për të shkyçur ekranin duke përdorur tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës

1

Aktivizojeni ekranin.

2

Shihni nga pajisja juaj nga i njëjti kënd që përdorët për të fotografuar foton e

shkyçjes nëpërmjet fytyrës.

Nëse tipari i shkyçjes nëpërmjet fytyrës nuk arrin ta njohë fytyrën tuaj, duhet të vizatoni

modelin rezervë ose të futni kodin PIN për ta shkyçur ekranin.

117

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të çaktivizuar tiparin Shkyçja e Fytyrës

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

2

Krijoni modelin tuaj rezervë të shkyçjes së ekranit ose futni PIN tuaj.

3

Takoni Rrëshqit shpejt.

Për të krijuar një model të shkyçjes së ekranit

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Siguria > Kyçja e ekranit > Modeli.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të shkyçur ekranin duke përdorur një model të shkyçjes së ekranit

1

Aktivizojeni ekranin.

2

Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.

Nëse modeli i shkyçjes që vizatuat në ekran refuzohet pesë herë me radhë, pritni 30 sekonda

dhe pastaj provojeni përsëri.

Për të ndryshuar mënyrën e shkyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

3

Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.

4

Takoni Modeli.

5

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të çaktivizuar modelin e shkyçjes së ekranit

1

Nga ekrani juaj kryesor, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e

ekranit

.

2

Vizatoni modelin e shkyçjes së ekranit.

3

Trokitni lehtë mbi Rrëshqit shpejt.

Për të krijuar një PIN të shkyçjes së ekranit

1

Nga ekrani juaj kryesor, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e

ekranit

> PIN.

2

Futni një PIN numerik.

3

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

4

Takoni Vazhdo.

5

Rifutni dhe konfirmoni PIN-in tuaj.

6

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

7

Takoni OK.

Për të çaktivizuar PIN-in e shkyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

2

Futni PIN-in tuaj, pastaj trokitni lehtë mbi Tjetër.

3

Trokitni lehtë mbi Rrëshqit shpejt.

Për të krijuar një fjalëkalim të kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit

> Fjalëkalimi.

2

Futni një fjalëkalim.

3

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

4

Takoni Vazhdo.

5

Rifutni dhe konfirmoni fjalëkalimin tuaj.

6

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

7

Takoni OK.

Për të çaktivizuar fjalëkalimin e shkyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi > Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

2

Futni fjalëkalimin tuaj dhe trokitni lehtë mbi Tjetër.

3

Trokitni lehtë mbi Rrëshqit shpejt.

118

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.