Sony Xperia SP - Njohja e muzikës me TrackID™‎

background image

Njohja e muzikës me TrackID™

Përdorni shërbimin e njohjes së muzikës TrackID™ për të identifikuar një pjesë

muzikore që dëgjoni të riprodhohet në mjedisin tuaj rrethues. Thjesht regjistroni një

mostër të shkurtër të këngës dhe do të gjeni informacionin e artistit, titullit dhe albumit

brenda disa sekondash. Mund të blini pjesët muzikore të identifikuara nga TrackID™

dhe mund të shihni klasifikimet e TrackID™ për të parë se çfarë po kërkojnë

përdoruesit e TrackID™ rreth botës. Për rezultatet më të mira, përdoreni teknologjinë

TrackID™ në një zonë të qetë.

1

Shihni opsionet e TrackID

2

Shihni klasifikimet muzikore aktuale

3

Shihni historinë e rezultateve të kërkimit

4

Regjistroni dhe identifikoni muzikën

Aplikacioni TrackID™ dhe shërbimi TrackID™ nuk mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet apo

nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat.

Për të identifikuar muzikën duke përdorur teknologjinë TrackID™

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi TrackID™ dhe pastaj mbajeni pajisjen tuaj drejt

burimit të muzikës.

3

Trokitni lehtë mbi . Nëse pjesa muzikore dallohet nga shërbimi TrackID™,

rezultatet shfaqen në ekran.

Për t'u kthyer tek ekrani i nisjes i TrackID™, shtypni

.

Për të parë klasifikimet e TrackID™

Hapni aplikacionin TrackID™ dhe pastaj trokitni lehtë mbi Klasifikimi. Afishohet

një klasifikim nga rajoni juaj.

Për të parë klasifikimet e TrackID™ nga një rajon tjetër

1

Hapni aplikacionin TrackID™ dhe pastaj trokitni lehtë mbi Klasifikimi.

2

Trokitni lehtë mbi > Rajonet dhe pastaj përzgjidhni një shtet ose rajon.

Për të blerë një pjesë muzikore të njohur nga aplikacioni TrackID™

1

Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi

Shkarko

.

2

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj për të përfunduar blerjen.

Gjithashtu mund të përzgjidhni një pjesë muzikore për ta blerë duke hapur skedat Historia ose

Klasifikimi nga ekrani i nisjes i TrackID™.

64

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bashkëndarë një pjesë muzikore

1

Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi Ndaj

dhe pastaj përzgjidhni një mënyrë bashkëndarjeje.

2

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj për të përfunduar procedurën.

Për të parë informacionin e artistit për një pjesë muzikore

Kur një pjesë muzikore njihet nga aplikacioni TrackID™, trokitni lehtë mbi Info. i

artistit

.

Për të fshirë një pjesë muzikore nga historia e pjesëve muzikore

1

Hapni aplikacionin TrackID™, pastaj trokitni lehtë mbi Historia.

2

Trokitni lehtë mbi titullin e një pjese muzikore, pastaj trokitni lehtë mbi Fshi.

3

Trokitni lehtë mbi Po për të konfirmuar.