Skanimi i kodeve të shiritit me aplikacionin NeoReader™
Rreth skanimit me aplikacionin NeoReader™
Përdoreni pajisjen tuaj si skaner të kodeve me shirita për të mësuar më shumë rreth
objekteve që skanoni. Për shembull, ju shikoni një pallto në një reklamë reviste dhe
dëshironi të gjeni dyqanin më të afërt për ta blerë. Nëse reklama përmban një kod me
shirita të lexueshëm, aplikacioni NeoReader™ e përdor këtë kod për qasjen në një
përmbajtje për celularë në ueb, si p.sh. në një faqe uebi me më shumë informacion
rreth produktit ose në një hartë të dyqaneve më të afërta. NeoReader™ mbështet
përdorimin e llojeve më standarde të kodeve me shirita.
Për të ndezur aplikacionin NeoReader™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi NeoReader™.
Për të skanuar një barkod
1
Kur të jetë hapur aplikacioni NeoReader™, mbajeni pajisjen tuaj mbi barkod
derisa në pamor të duket i gjithë barkodi.
2
Pajisja juaj e skanon automatikisht barkodin dhe dridhet kur dallohet barkodi.
Për të futur me dorë një kod të shiritit
1
Kur aplikacioni NeoReader™ të jetë i hapur, takoni .
2
Futni numrat e kodit të shiritit në fushën e tekstit, pastaj takoni GO!.
Pamja e përgjithshme e menysë së aplikacionit NeoReader™
Opsionet e mëposhtme të menysë janë të disponueshme në aplikacionin
NeoReader™:
Trokitni lehtë për të hapur opsione të tjera
Futni me dorë numrat e kodit me shirita. Ky opsion mund të përdoret nëse kamera juaj ka
vështirësi në leximin e kodit me shirita
Shihni një listë të kodeve me shirita të skanuara më parë
Shihni informacionin në lidhje me aplikacionin NeoReader™. Lexoni më shumë në lidhje me llojet
e ndryshme të kodeve me shirita dhe në lidhje me si të përdorni NeoReader™
Përzgjidhni cilësimet tuaja personale, si gjuhën ose vendin. Ky informacion përdoret për të
personalizuar përmbajtjen e kodit me shirita. Gjithashtu, mund të përzgjidhni preferencat sesi të
përdorni aplikacionin NeoReader™
Dërgoni një mesazh me tekst për të ftuar një shok që të shkarkojë aplikacionin NeoReader™