Sony Xperia SP - Pasqyrimi i ekranit

background image

Pasqyrimi i ekranit

Përdorni Pasqyrimin e ekranit për të treguar ekranin e pajisjes tuaj në një TV ose

ekran tjetër të madh pa përdorur një lidhje me kabllo. Teknologjia Wi-Fi Direct™ krijon

një lidhje me valë ndërmjet të dy pajisjeve, kështu që mund të uleni dhe të shijoni foto

tuaja të preferuara nga rehati i kolltukut tuaj. Gjithashtu mund t'a përdorni këtë tipar

për të dëgjuar muzikë nga pajisja juaj përmes altoparlantëve të TV-së.

TV juaj duhet të lejojë pasqyrimin e ekranit mbështetur në Wi-Fi CERTIFIED Miracast™ që

funksionaliteti i përshkruar më parë të punojë. Nëse TV juaj nuk lejon përdorimin e pasqyrimit

të ekranit, duhet të blini një adaptues të ekranit me valë veçmas.

Kur përdorni pasqyrimin e ekranit, cilësia e imazhit disa herë mund të ndikohet negativisht

nëse ka interferencë nga rrjetet e Wi-Fi® tjera.

Për të pasqyruar ekranin e pajisjes tuaj në një ekran televizori

1

Televizori

: Për të aktivizuar funksionin e pasqyrimit të ekranit, ndiqni udhëzimet

në udhëzuesin e përdorimit për televizorin tuaj.

2

Pajisja juaj

: Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Lidhshmëria Xperia™ > Pasqyrimi i ekranit.

4

Trokitni lehtë mbi Aktivizo Pasqyrimin e ekranit dhe përzgjidhni një pajisje.

Gjatë përdorimit të pasqyrimit të ekranit, mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi të pajisjes tuaj.

102

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.