Sony Xperia SP - NFC

background image

NFC

Përdorni komunikimet Near Field Communication (NFC) për të bashkëndarë të dhënat

me pajisjet e tjera, si p.sh. një video, foto, adresë të faqes në ueb, skedar të muzikës

ose kontakt. Gjithashtu mund të përdorni NFC-në për të skanuar etiketat që ju japin

më shumë informacion në lidhje me një produkt ose shërbim, si dhe etiketat që

aktivizojnë disa funksione në pajisjen tuaj.
NFC-ja është një teknologji pa tel me një rreze maksimale prej një centimetër, kështu

që pajisjet që bashkëndajnë të dhënat duhet të mbahen pranë njëra-tjetrës. Para se të

përdorni NFC-në, duhet së pari të aktivizoni funksionin e NFC-së, dhe ekrani i pajisjes

tuaj duhet të jetë aktiv.

NFC-ja mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha shtetet dhe/ose rajonet.

Për të aktivizuar funksionin NFC

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera....

3

Shënoni kutinë e shënimit për NFC.

Zona e dallimit NFC

Vendndodhja e zonës së zbulimit të NFC nuk është e njëjtë në të gjitha pajisjet. Kur ndani të

dhëna me një pajisje tjetër duke përdorur NFC, referojuni Udhëzuesit të Përdoruesit të pajisjes

tjetër për më shumë informacion.

94

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Për të parë kontaktet, shkoni tek Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj takoni .

3

Takoni kontaktin që dëshironi të ndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që

zonat e dallimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet

lidhen, ata dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e

kontaktit shfaqet.

5

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

6

Kur transferimi ka përfunduar, informacioni i kontaktit shfaqet në ekranin e

pajisjes marrëse dhe ruhet gjithashtu në pajisjen marrëse.

Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisja marrëse e kanë të aktivizuar funksionin

NFC dhe që të dyja ekranet janë aktive.

2

Për të hapur aplikacionin "WALKMAN™", trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni

dhe trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni për te pjesa muzikore që

dëshironi të bashkëndani.

4

Trokitni lehtë mbi pjesën muzikore për ta riprodhuar. Më pas mund të trokitni

lehtë mbi për të ndërprerë pjesën muzikore. Transferimi funksionon qoftë kur

pjesa muzikore është duke u riprodhuar, qoftë kur është ndërprerë.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse shpinë më shpinë, në mënyrë që

zonat e zbulimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet

lidhen, ata dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Shfaqet një miniaturë

e pjesës muzikore.

6

Trokitni lehtë mbi miniaturën për të nisur transferimin.

7

Kur të ketë mbaruar transferimi, skedari muzikor riprodhohet menjëherë në

pajisjen marrëse. Në të njëjtën kohë, skedari ruhet në pajisjen marrëse.

Mund të mos jeni në gjendje t'i kopjoni, t'i dërgoni apo t'i transferoni objektet e mbrojtura me

të drejtat e autorit.

Për të bashkëndarë një foto ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Për të parë fotot dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni në Ekrani fillestar tuaj,

takoni , pastaj gjeni dhe takoni Albumi.

3

Takoni foton ose videon që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që

zonat e dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen

dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e fotos ose videos shfaqet.

5

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

6

Kur të ketë mbaruar transferimi, fotoja ose videoja shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse. Në të njëjtën kohë, objekti ruhet në pajisjen marrëse.

Gjithashtu mund të përdorni NFC për të bashkëndarë një video nga aplikacioni Filmat.

Për të ndarë një adresë të internetit me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

3

Për të hapur shfletuesin e internetit, gjeni dhe takoni “ .

4

Ngarkoni faqen në internet që dëshironi të ndani.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që

zonat e dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen

dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e faqes së internetit

shfaqet.

6

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

7

Kur transferimi ka përfunduar, faqja e internetit shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse.

95

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Skanimi i etiketave NFC

Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC. Për shembull, mund

të skanojë etiketat e vendosura në një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë

një produkti në një dyqan të shitjes me pakicë. Mund të merrni informacion shtësë, si

një adresë të Internetit.

Për të skanuar një etiketë NFC

1

Sigurohuni se pajisja ka funksionin NFC të ndezur dhe se ekrani është aktiv.

2

Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketën që pjesa e zbulimit NFC t'a prekë atë.

Pajisja juaj skanon etiketën dhe shfaqe përmbajtjen e grumbulluar. Takoni

përmbajtjen e etiketës për t'a hapur atë.

3

Për të hapur etiketën, takojeni atë.

Lidhja me një pajisje të pajtueshme NFC

Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të pajtueshme me NFC të prodhuara

nga Sony, si një altoparlant ose një kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni

udhëzuesit të përdorimit të pajisjes së pajtueshme për më shumë informacion.

Mund të keni nevojë të keni Wi-Fi® ose Bluetooth® të aktivizuar në të dyja pajisjet që lidhja të

funksionojë.