Shtimi dhe modifikimi i kontakteve
Për të shtuar një kontakt
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi .
3
Nëse i keni sinkronizuar kontaktet tuaja me një ose më shumë llogari dhe po
shtoni një kontakt për herë të parë, duhet të përzgjidhni llogarinë tek e cila
dëshironi ta shtoni këtë kontakt. Ndryshe, trokitni lehtë mbi Kontakti telefonik,
nëse dëshironi vetëm ta përdorni dhe ta ruani këtë kontakt në pajisjen tuaj.
4
Futni ose përzgjidhni informacionin e dëshiruar për kontaktin.
5
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi U krye.
Pasi të përzgjidhni një llogari sinkronizimi në hapin 3, ajo llogari do të afishohet si llogaria e
paracaktuar, e ofruar kur të shtoni herën tjetër një kontakt, por mund ta ndryshoni llogarinë
duke e redaktuar kontaktin pasi të jetë ruajtur.
Nëse shtoni një shenjë plusi dhe prefiksin e shtetit përpara numrit të telefonit të një kontakti,
nuk është nevoja ta modifikoni përsëri atë numër kur bëni telefonata nga shtetet e tjera.
Për të modifikuar një kontakt
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi kontaktin që dëshironi të modifikoni dhe pastaj trokitni lehtë
mbi .
3
Modifikoni informacionin e dëshiruar.
4
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi U krye.
Disa shërbime të sinkronizimit nuk do t'ju lejojnë të modifikoni detajet e kontaktit.
Për të shoqëruar një figurë me një kontakt
1
Nga Ekrani fillestar, takoni , pastaj takoni .
2
Takoni kontaktin që dëshironi të modifikoni, pastaj takoni .
3
Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni metodën e dëshiruar për shtimin e
fotografisë së kontaktit.
4
Kur e keni shtuar fotografinë, takoni U krye.
Gjithashtu mund të shtoni një fotografi në një kontakt drejtpërdrejtë nga aplikacioni Albumi.
Për të personalizuar tonin e ziles për një kontakt
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi kontaktin që dëshironi të modifikoni dhe pastaj trokitni lehtë
mbi .
3
Trokitni lehtë mbi > Cilëso tonin e ziles.
4
Përzgjidhni një opsion dhe pastaj trokitni lehtë mbi U krye.
5
Trokitni lehtë mbi U krye.
Për të fshirë kontaktet
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Prekni dhe mbani kontaktin që dëshironi të fshini.
3
Për të fshirë të gjitha kontaktet, trokitni lehtë mbi shigjetën poshtë për të hapur
menynë me lëshim poshtë dhe pastaj përzgjidhni Shëno të gjitha.
4
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi Fshij.
47
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të modifikuar informacionin e kontaktit në lidhje me veten tuaj
1
Nga Ekrani fillestar, takoni , pastaj takoni .
2
Takoni Unë, pastaj takoni .
3
Futni informacionin e ri ose bëni ndryshimet që dëshironi.
4
Mbasi të keni përfunduar, takoni U krye.
Për të krijuar një kontakt të ri nga një mesazh me tekst
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi
.
2
Trokitni lehtë mbi > Ruaj.
3
Përzgjidhni një kontakt ekzistues ose trokitni lehtë mbi Krijo një kontakt të ri.
4
Modifikoni informacionin e kontaktit dhe trokitni lehtë mbi U krye.