Cilësimet e videokamerës
Për të rregulluar cilësimet e videokamerës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Takoni një nga ikonat e cilësimeve në ekran.
3
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .
4
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës
Rezolucioni i videos
Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.
HD e plotë
1980×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me raportin e pamjes 16:9. 1980×1080 pikselë.
HD
1280×720(16:9)
Formati HD (Përcaktim i lartë) me raportin e pamjes 16:9. 1280×720 pikselë.
MMS
Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit të këtij
formati të videos është e kufizuar për t'u futur në një mesazh multimedial.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes Me dorë.
Kohëvonuesi
Duke përdorur kohëvonuesin, mund të regjistroni një video pa e mbajtur në dorë
pajisjen. Përdoreni për të regjistruar video grupi, ku të gjithë mund të jenë në video.
Kohëvonuesin mund ta përdorni edhe për të shmangur tronditjen e kamerës gjatë
regjistrimit të videove.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë
regjistrimi i videos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë
regjistrimi i videos.
Joaktiv
Videoja fillon të regjistrohet sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Mënyra e fokusimit
Cilësimi i fokusit kontrollon se cila pjesë e një videoje duhet të duket qartë. Kur fokusi
automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në
mënyrë që zona brenda kornizës së bardhë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
74
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë e
verdhë tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të
gjitha llojet e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit Me dorë.
Dritëmatja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur
sasinë e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.
Mesatare
Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit Me dorë.
Mikrofoni
Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.
Blici
Përdorni dritën e blicit për të regjistruar video, kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose
kur ka dritë sfondi. Ikona e blicit të videove është e disponueshme vetëm në
ekranin e videokamerës. Kini parasysh që cilësia e videos mund të jetë ndonjëherë
më e mirë pa dritë, edhe nëse ndriçimi është i pamjaftueshëm.
Aktiv
Joaktiv
75
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.