Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur secilës skenë.
Me dorë
Rregulloni me dorë cilësimet e kamerës.
Efekti i figurës
Zbatoni efektet te fotot.
Lëvizja panoramike
Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike me kënd të gjerë. Thjesht shtypni tastin e
kamerës dhe lëvizeni kamerën pa u dridhur nga njëra anë në tjetrën.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak
çaste tastin e kamerës.
Hape dhe fotografo
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani
është i kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Hape dhe regjistro videon
70
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani
është i kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Joaktiv
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit duke prekur me gisht ekranin e kamerës.
Fotoja nxirret sapo të hiqni gishtin. Ky cilësim vlen vetëm kur regjimi i fokusit është
cilësuar në fokusin me prekje.
Tingulli shkrepës
Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
Balanca e të bardhës
Ky funksion rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit. Ikona e cilësimit
të balancës së të bardhës disponohet në ekranin e kamerës.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes Me dorë.