Sony Xperia SP - Cilësimet e fotokamerës

background image

Cilësimet e fotokamerës

Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas

dëshirës.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës

Rezolucioni

Zgjidhni midis disa madhësive dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.

Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.

71

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

3264×2448(4:3)

Madhësia e fotos 8 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni

në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

3104×1746(16:9)

Madhësia e fotos 5 megapiksel me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni

në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

1632×1224(4:3)

Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni

në ekrane jo të gjera.

1920×1080(16:9)

Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni

në ekrane të gjera.

Kohëvonuesi

Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni

këtë funksion për të nxjerrë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në

foto. Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin për të shmangur tronditjen e kamerës

kur nxirrni fotot.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e

fotos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Joaktiv

Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Smile Shutter™

Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të

reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.

Mënyra e fokusimit

Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi

automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në

mënyrë që zona brenda kornizës së verdhë të fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi

është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Fokusi automatik i shumëfishtë

Fokusi cilësohet automatikisht në disa zona të imazhit. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa

korniza e verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Fokusi automatik i vazhdueshëm është joaktiv.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu

tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha

llojet e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Fokusi me prekje

Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i

vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet

blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes Me dorë.

ISO

Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që

lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO.

72

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Automatik

Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.

100

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.

200

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.

400

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.

800

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes Me dorë.

Dritëmatja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur

sasinë e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.

Mesatare

Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.

Selektive

Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit Me dorë.

Stabilizuesi i imazhit

Kur nxirri një foto, mund të jetë e vështirë që ta mbani pajisjen pa e lëvizur.

Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit Me dorë.

Paraafishimi

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotot ose videot menjëherë pasi i fotografuat ose

xhiruat.

I pakufizuar

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet pasi e fotografuat ose xhiruat.

5 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.

3 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.

Modifiko

Fotoja ose videoja hapet për redaktim pasi e fotografuat ose xhiruat.

Joaktiv

Fotoja ose videoja ruhet pasi e e fotografuat ose xhiruat dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Blici

Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë

sfondi. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit

në ekranin e kamerës:

Automatik

Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.

Mbush flashin

73

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Kjo heq hijet e errëta të

padëshirueshme.

Reduktimi i syrit të kuq

Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.

Joaktiv

Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i

pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni

kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.

Projektori

Drita e dorës ose e kamerës aktivizohet kur nxirrni foto.