Informacioni ligjor
SonyC5302/C5303/C5306
Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë
garanci. Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit,
pasaktësitë e informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo
kohë dhe pa paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen
në edicionet e reja të këtij udhëzuesi përdorimi.
© Sony Mobile Communications AB, 2013.
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Pajisja juaj celulare ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtje shtesë, për shembull, tonet e
ziles. Përdorimi i një përmbajtjeje të tillë mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta,
duke përfshirë, por pa u kufizuar në kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Ju, dhe jo
Sony, jeni plotësisht përgjegjës për përmbajtjen shtesë që shkarkoni në pajisjen tuaj celulare ose që përcillni
nga ajo. Para përdorimit prej jush të çdo përmbajtjeje shtesë, verifikoni nëse përdorimi i synuar nga ju është
licensuar siç duhet ose është autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e asnjë
përmbajtjeje shtesë apo të asnjë përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk do të jetë përgjegjës në asnjë
rrethanë dhe në asnjë mënyrë për përdorimin e gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të
tjera nga palët e treta.
Ky udhëzues përdorimi mund të përmendë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i
programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë te pala e tretë ofruese dhe
mund t'u nënshtrohet kushteve shtesë të përdorimit. Për aplikacionet në të cilat qaseni nga një sajt uebi i një
pale të tretë ose nëpërmjet tij, rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të
sajteve të tilla të uebit. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e asnjë sajti të uebit apo
shërbimi të ofruar nga palët e treta.
Hiqni baterinë për të parë informacionin rregullator, të tillë si shenja CE.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë markat tregtare ose markat e regjistruara
tregtare të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha të drejtat që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Të
gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Për më shumë informacion, vizitoni
www.sonymobile.com.
Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht pajisjen aktuale.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose
shpërndarja e teknologjive të tilla jashtë këtij produkti pa një licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të medias së Windows
(WMDRM) për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor
softuerin WMDRM, për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta
mbrojë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të
përdorur WMDRM-në për riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në
përmbajtjet e pambrojtura. Kur i shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të
përfshijë një listë revokimi me licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në
për qasjen në përmbajtjet e tyre. Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në
përmbajtjen që kërkon përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorim
personal dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4
("video MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që
ishte shifruar nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga
një ofrues videosh të licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk
jepet ose nuk do të nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë atë lidhur me
përdorimet promocionale, të brendshme dhe tregtare si dhe me licensimin, mund të merret nga MPEG LA,
L.L.C. Shikoni http://www.mpegla.com. Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licensuar nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
123
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
SONY MOBILE NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR ASNJË HUMBJE, FSHIRJE DHE/OSE MBISHKRIM TË
TË DHËNAVE PERSONALE OSE SKEDARËVE TË RUAJTUR NË TELEFONIN TUAJ (DUKE PËRFSHIRË,
POR PA U KUFIZUAR TE KONTAKTET, PJESËT MUZIKORE DHE FIGURAT), QË SHFAQEN PAS ÇDO
PËRDITËSIMI TË PAJISJES TUAJ NËPËRMJET CILËSDO PREJ METODAVE TË PËRSHKRUARA NË KËTË
UDHËZUES PËRDORIMI, SI DHE QË SHFAQEN PAS PËRDORIMIT TË CILITDO PREJ UDHËZIMEVE DHE
KËSHILLAVE TË OFRUARA NË NËNSEKSIONET "METODAT PËR TRANSFERIMIN E KONTAKTEVE" DHE
"ARKIVIMI I TË DHËNAVE" TË KËTIJ DOKUMENTI. SONY MOBILE OSE FURNIZUESIT E TIJ NUK MBAJNË
NË ASNJË RAST PËRGJEGJËSI TË PLOTË PËR CILINDO PREJ DËMEVE, HUMBJEVE DHE SHKAQEVE
TË VEPRIMEVE LIGJORE (QOFTË NË KONTRATË OSE JASHTË KONTRATE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA
U KUFIZUAR NË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË TEJKALON SHUMËN QË KENI
PAGUAR NË TË VËRTETË PËR PAJISJEN TUAJ.
124
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.