Sony Xperia SP - Përdorimi i sistemit GPS

background image

Përdorimi i sistemit GPS

Pajisja juaj ka një marrës GPS (Sistemi i Pozicionimit Global) që përdor sinjalet

satelitore për të llogaritur vendndodhjen tuaj. Pajisja juaj mbështet edhe sistemin

GLONASS (Sistemi Satelitor Global i Navigimit). Të dy sistemet mund të plotësojnë

dhe, nëse është e nevojshme, të zëvendësojnë njëri-tjetrin, për të siguruar saktësinë e

pozicionimit dhe një navigim pa ndërprerje. Kur aktivizoni sistemin GPS, aktivizohet

automatikisht edhe sistemi GLONASS.

Kur përdorni tipare që kërkojnë nga marrësi GPS dhe GLONASS të gjejnë vendndodhjen tuaj,

sigurohuni që të mos ketë pengesa midis jush dhe qiellit.

Për të aktivizuar GPS

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Shërbimet e vendndodhjes.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qasja te vendndodhja ime në të djathtë.

4

Trokitni lehtë mbi Pranoj për të konfirmuar.

Kur aktivizoni GPS, aktivizohet automatikisht sistemi GLONASS.

Marrja e rendimentit më të mirë

Herën e parë që përdorni GPS mund të duhen 5 deri në 10 minuta që të gjendet

vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se keni një pamje të hapur të

qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona e zgjedhur në

imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo përmes

pjesës më të madhe të objekteve të ngurtë, të tillë si ndërtesa dhe male. Nëse

vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje

tjetër.

108

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.