Burimet dhe shërbimet e vendndodhjes
Përdorni pajisjen tuaj për të gjetur se ku jeni. Ka dy mënyra ose burime: Satelitët GPS
dhe rrjetet pa tel. Aktivizoni opsionin e rrjeteve pa tel (rrjetet celulare dhe Wi-Fi) nëse
dëshironi vetëm vendndodhjen tuaj të përafërt dhe nëse e dëshironi shpejt. Nëse
dëshironi një pozicion më të saktë dhe keni një pamje të hapur të qiellit, aktivizoni
opsionin e satelitëve GPS. Në situata kur lidhja me rrjetin pa tel është e dobët, duhet
të aktivizoni të dyja opsionet për të siguruar gjetjen e vendndodhjes suaj. Të dyja
opsionet aktivizohen sipas paracaktimit kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes.
Sony nuk garanton saktësinë e shërbimeve të vendndodhjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar
në shërbimet e drejtimit.
Për të aktivizuar shërbimet e vendndodhjes
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi Shërbimet e vendndodhjes.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qasja te vendndodhja ime në të djathtë.
4
Trokitni lehtë dy herë mbi Pranoj për të konfirmuar.
Kur aktivizoni shërbimet e vendndodhjes, Satelitët GPS dhe Shërbimi i vendndodhjes së
Google (rrjetet Wi-Fi dhe celulare) do të aktivizohen sipas paracaktimit. Mund të çaktivizoni
secilin opsion me dorë.
Për të lejuar qasjen e aplikacioneve të Google në vendndodhjen tuaj
1
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi Google > Cilësimet e vendndodhjes.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Qas. apl. të Google në vendnd. tuaj në të djathtë.
Që të jeni në gjendje të përdorni shërbimet e vendndodhjes, duhet të jeni lidhur me llogarinë
tuaj të Google™.