Sony Xperia SP - Montimi

background image

Montimi

Për të hequr mbulesën e pasme

Futni thoin në hapësirën midis mbulesës së pasme dhe njërës anë të pajisjes,

pastaj ngrejeni mbulesën.

8

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur mikro kartën SIM dhe kartën e kujtesës

Fikni pajisjen tuaj dhe hiqni mbulesën e pasme, pastaj futni kartën e kujtesës

dhe mikro kartën SIM në foletë përkatëse.

Karta e kujtesës mund të mos jetë e përfshirë në blerje në të gjitha tregjet.

Pajisja juaj kërkon një mikro kartë SIM. Futja e një karte të papërputhshme SIM në folenë e

mikro kartës SIM mund të dëmtojë kartën ose pajisjen dhe Sony nuk garanton dhe nuk do të

mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i kartave SIM të papërputhshme ose

të modifikuara.

Për të vendosur mbulesën e pasme

1

Vendoseni mbulesën e pasme mbi anën e pasme të pajisjes, pastaj shtypni

cepat e sipërm për t'i futur në vend.

2

Duke lëvizur nga lart poshtë, shtypni anët e mbulesës. Kapëset në brendësi të

mbulesës kërcasin kur zënë vend.

Ndriçimi i brezit të tejdukshëm

Brezi i tejdukshëm në telefon ndriçohet kur përdorni aplikacione të veçanta, kur vjen

një telefonatë në hyrje dhe kur bie një alarm. Pas disa sekondave zbehet për të ruajtur

energjinë.
Ngjyra e brezit të ndriçuar ndryshon sipas temës që jeni duke përdorur. Kur shihni foto

në Galeri, ngjyra ndryshon sipas fotos që shihni. Kur riprodhoni muzikën me

riprodhuesin muzikor, ngjyra ndryshon sa herë që shfaqet kopertina e një albumi të ri.

Ju mund t'i rregulloni këto efekte të ndryshme të dritës.

Për të cilësuar efektet e dritës për pajisjen tuaj

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Ekrani > Efektet e dritës.

3

Përzgjidhni efektet që dëshironi të përdorni.

9

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.