Kyçja dhe shkyçja e ekranit
Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar
kohe, ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo
kyçje parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e
përdorur atë.
Për të aktivizuar ekranin
•
Shtypni për pak tastin e energjisë .
Për të shkyçur ekranin
•
Vendosni një gisht mbi ekran dhe rrëshqiteni shpejt lart ose poshtë.
Ka disa mënyra për të shkyçur ekranin. Për më shumë informacion, shikoni
Cilësimi i një kyçje
të ekranit
në faqen 117.
Për të kyçur ekranin
•
Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .