Sony Xperia SP - Android™‎ – çfarë dhe pse?

background image

Android™ – çfarë dhe pse?

Xperia™ juaj nga Sony funksionion në platformën Android™. Pajisjet Android™ mund

të kryejnë shumë prej funksioneve të kompjuterit dhe mund t'i përshtatni sipas

nevojave tuaja. Për shembull, mund të shtoni dhe të fshini aplikacionet ose të

përmirësoni aplikacionet ekzistuese për të përmirësuar funksionalitetin. Në Google

Play™ mund të shkarkoni një sërë aplikacionesh dhe lojërash nga një koleksion

gjithnjë në rritje. Gjithashtu mund të integroni aplikacione në pajisjen tuaj me

Android™ me aplikacione të tjera dhe me shërbimet në linjë që përdorni. Për

shembull, mund të bëni kopje rezervë të kontakteve tuaja, të qaseni në llogaritë e

ndryshme të postës elektronike dhe kalendarët tuaj nga një vend, të informoheni për

takimet tuaja dhe të përfshiheni në rrjete sociale.
Pajisjet me Android™ zhvillohen vazhdimisht. Kur disponohet një version i ri i softuerit

dhe pajisja juaj e mbështet këtë softuer të ri, mund ta përditësoni pajisjen, për të

marrë tiparet e reja dhe përmirësimet më të fundit.

Pajisja juaj me Android™ është ngarkuar paraprakisht me shërbimet e Google™. Për të

përfituar sa më shumë nga shërbimet e ofruara nga Google™, duhet të keni një llogari në

Google™ dhe të hyni në të kur të nisni për herë të parë pajisjen. Gjithashtu duhet të keni të

drejtë qasjeje në internet, për të përdorur shumë prej tipareve në Android™.

Versionet e reja të softuerit mund të mos përputhen me të gjitha pajisjet.