Sony Xperia SP - Shikimi i fotove dhe videove

background image

Shikimi i fotove dhe videove

Përdoreni skedën Figurat në aplikacionin Albumi për të parë fotot dhe për të

riprodhuar videot që keni nxjerrë me kamerën ose për të parë përmbajtje të ngjashme

që keni ruajtur në pajisjen tuaj. Të gjitha fotot dhe videot shfaqen në një tabelë sipas

rendit kronologjik.

1

Shihni fotot dhe videot në skedën Figurat

2

Shihni fotot dhe videot në skedën Albumet e mia

3

Shihni opsionet e menysë

4

Data e objekteve në grup

5

Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë

6

Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

Për të parë fotot dhe videot

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Albumi.

3

Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë.

4

Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë

djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.

Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni pajisjen anash, shenjoni

kutinë e zgjedhjes për Vetërrotullo ekranin nën Cilësimet > Ekrani.

Për të ndryshuar madhësinë e miniaturave

Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, largoni nga njëri-tjetri dy

gishtat për ta zmadhuar ose bashkojini dy gishtat për ta zvogëluar.

Për të bërë zoom në një foto

Kur jeni duke parë një foto, ndani dy gishtat për të zmadhuar ose bashkojini dy gishtat

për të zvogëluar.

Për të parë një panoramë të fotove tuaja

1

Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritet e veglave,

pastaj takoni > Paraqitja e diapozitivave për të filluar riprodhimin e të gjitha

fotove në një album.

2

Takoni një foto për t'i dhënë fund panoramës.

76

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë një panoramë të fotove tuaja me muzikë

1

Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritin e veglave,

pastaj takoni > SensMe™ slideshow.

2

Përzgjidhni muzikën dhe temën që dëshironi të përdorni për panoramën, pastaj

takoni . Aplikacioni i albumit analizon fotot tuaja dhe përdor të dhënat

muzikore të SensMe™ për të riprodhuar një panoramë.

3

Për të ndërprerë riprodhimin, takoni ekranin për të shfaqur komandat, pastaj

takoni .

Për të riprodhuar një video

1

Hapni kartelën Figurat ose kartelën Albumet e mia në Album.

2

Duke përdorur shikimin në tabelë ose shikimin në listë, gjeni videon që

dëshironi të hapni.

3

Takoni videon për t'a riprodhuar atë.

4

Nëse komandat e riprodhomit nuk shfaqen, takoni ekranin për t'i shfaqur ato.

Për të fshirë komandant, takoni ekranin përsëri.

Për të vënë në pauzë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Takoni .

Për ta përparuar shpejt dhe rimbështjellë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Tërhiqeni treguesin e shiritit të përparimit majtas për të rikthyer ose djathtas për

të kaluar shpejt.

Për të rregulluar volumin e një videoje

Shtypni tastin e volumit.